​"Takimet e nesërme - shans për t’i dhënë fund krekosjeve politike"
BKT
Lajme

​"Takimet e nesërme - shans për t’i dhënë fund krekosjeve politike"

Analisti dhe njëherësh profesori universitar Rrahman Paçarizi ka komentuar ftesën e presidentit Hashim Thaçi drejtuar liderëve të partive politike.

Ai ka thënë se takimet e nesërme janë një shans për t’i dhënë fund krekosjeve e kalkulimeve politike e populiste.

“Çka do tjetër në takimet e nesërme, qoftë edhe refuzimet eventuale do të tregonin se kemi një klasë politike shumë joserioze dhe të papërgjegjshme, që do të thotë se s'na duhen as për rend mulliri”, shkruan Paçarizi në Facebook.

Postimi i plotë:

Nesër qenka shansi me u dhanë fund krekosjeve e kalkulimeve politike e populiste.

Nesër Ramushi duhet me i kallxu Hashimit pse nuk duhet me heqë tarifen dhe çka me bë me dialogun;

Nesër Albini duhet me i tregu Hashimit pse e ka zgjedhë këtë metodë të heqjes së tarifës dhe si me iu qasë dialogut;

Nesër Isa duhet me i tregu Hashimit pse duhet heqë tarifa sipas kërkesës amerikane dhe çka me bë me dialogun;

Nesër Fatmiri duhet me i kallxu Hashimit qarte se çka mendon për heqjen e tarifës dhe për dialogun;

Nesër Kadriu duhet me i kallxu Hashimit a i ka të njëjtat llafe për pezullimim e tarifës dhe si me iu qasë dialogut dhe opozitarizmit;

NESËR HASHIMI DUHET ME IU TREGU TË GJITHËVE E NË FUND EDHE NEVE PSE DUHET ME E HEQË TARIFËN DHE CILAT JANË GARANCITË AMERIKANE PËR MARRËVESHJEN FINALE ME SERBINË.

Çkado tjetër në takimet e nesërme, qoftë edhe refuzimet eventuale kishin me kallxu se kemi klasë politike shumë joserioze dhe të papërgjegjshme, që do me thënë se s'na duhen as për rend mullini.


MË SHUME NGA Lajme