Thaçi nis takimet për koordinim të çështjeve me interes shtetëror
BKT
Lajme

Thaçi nis takimet për koordinim të çështjeve me interes shtetëror

Me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar për sot takime me kryetarët e partive politike nga pozita dhe opozita.

Sipas njoftimit të presidencës takimi me Albin Kurtin, kryeministër i Republikës së Kosovës dhe kryetar i LVV-së do të mbahet në ora 13:00, por zyra e kryeministrit ​Kurti nuk e ka përfshirë në agjendë për sot takimin me Thaçin.

 Ndërsa takimi me Isa Mustafën, ish-kryeministër dhe kryetar i LDK-së mbahet në ora 10:30.

Thaçi do të takohet edhe me Kadri Veseli, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së në ora 11:30, Ramush Haradinaj, ish-kryeministër dhe kryetar i AAK-së në ora 12:30.

Takimet e kreut të shtetit në Presidencë do të vazhdojnë me Fatmir Limajn, ish-zëvendëskryeministër dhe kryetar i NISMA-s në ora 13:45 dhe Behgjet Pacollin, ish-zëvendëskryeministër dhe kryetar i AKR-së në ora 14:15.

Presidenti Thaçi këto takime i mban pas vizitës së fundit në SHBA ku është takuar me homologun e tij nga Serbia Aleksandar Vuçiq.


MË SHUME NGA Lajme