Kurti takon shefin e Fondit Amerikan të Edukimit, interesohet për bursa
BKT
Lajme

Kurti takon shefin e Fondit Amerikan të Edukimit, interesohet për bursa

Mundësia e participimit për bursa nga studentët kosovarë në Fondin Amerikan të Edukimit në Kosovë (KAEF), ka qenë tema e takimit në mes të kryeministrit Albin Kurti themeluesit të këtij Fondi, Dale Pfeiffer.

Themeluesi i fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë (KAEF), Pfeiffer e uroi Kurtin për detyrën e re, dhe shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës.

Gjatë këtij takimi Kurti dhe Pfeiffer diskutuan për mundësitë e participimit në këtë Fond nga Qeveria e Kosovës, në mënyrë që të mbështeten më shumë studentë me bursa për studime master në universitete të njohura amerikane.

Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.


MË SHUME NGA Lajme