Si t’i mbani flokët të drejta në një ditë me shi dhe pa u elektrizuar
BKT
Lifestyle

Si t’i mbani flokët të drejta në një ditë me shi dhe pa u elektrizuar

E urreni kur shiu bie dhe ju sapo keni dalë nga shtëpia për të pirë një kafe me mikeshat? Keni realizuar krehjen tuaj të preferuar por lagështira në ajër shkatërron look-un tuaj?

Po iu vijmë në ndihmë me disa këshilla të thjeshta, të cilat i kemi marrë në disa estetiste të cilat shprehen se nëse floku laget atëherë ‘ka marrë fund’ krehja.

Por gjithsesi, ka disa truke të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë që edhe në kohë me shi flokët tuaj të qëndrojnë të drejtë, pa u elektrizuar.

Kur bie shi, ajri është i trashë me avujë uji, duke bërë që majat e flokut ta thithin si një sfungjer.

Kjo bën që flokët të duken sikur keni dalë nga krevati pa u parë në pasqyrë.

Ne nuk mund të kontrollojmë lagështinë e ajrit, por ne mund ta kontrollojmë përmbajtjen e lagështisë në flokë.

Kur flokët kanë sasinë e duhur të lagështisë, ato kanë më pak shanse të thithin lagështinë në ajër dhe të elektrizohen. Ne duhet të zbusim pjesën e jashtme të flokut për të bllokuar lagështirën dhe për të mbajtur flokët të lëmuar.

Çfarë duhet të bëni:

Fillimisht kur lani flokët, përdorni shampo dhe balsam të lehtë. Sigurohuni që ato përmbajnë silicon dhe proteinë për të mbushur boshllëqet e kutikulës suaj të flokëve dhe ta zbusin atë. Sigurohuni gjithashtu që nuk kanë përbërës tharës si alkooli.

Para se t’i thani flokët, dilni nga banjoja dhe stilojini flokët tuaj në një dhomë tjetër. Banjoja është mjaft e lagësht pas përdorimit të dushit plus lagështinë e shtuar e stinës të lagësht. Kjo do të bënte stilimin e flokëve të vështirë dhe rebel ndaj nxehtësisë së pjasterit ose tharëseve.

Thajini flokët fillimisht duke përdorur një peshqir mikrofibër ose një t-shirt të vjetër, për të parandaluar elektrizimin.

Pëlhura e peshqirëve të mëndafshit është shumë e përafërt për flokët dhe rrit sasinë e fërkimit në flokë pas tharjes.

Pëlhura e peshqirve me mikrofibër dhe t-shirteve është më e lëmuar, flokët rrëshqasin me lehtësi dhe shkaktojnë më pak fërkim.

Aplikoni një sasi të vogël të kremit të preferuar të fytyrës në flokë të thatë, ose në flokë gjysmë të tharë.

Përdorni një furçë të rrumbullakët derisa ju t’i keni tharë përfundimisht flokët tuaj.

Pas tharjes, vendosni pjasterin në nxehtësinë më të ulët. Shtrijini flokët deri në fund duke ia kaluar një herë deri në dy herë.

Pas shtrirjes, prisni të paktën deri në 5 minuta për të dalë nga dhoma, ose nga shtëpia. Flokët kanë nevojë të qetësohen për të ruajtur stilin e tyre.

Shmangni prekjen e flokëve tuaj – duart tuaja përmbajnë djersë mjaftueshëm dhe vaj që mund të thajë flokët.