Chelsea gati ofertën për Ter Stegen, Barcelona po punon për rinovimin
BKT
Sport

Chelsea gati ofertën për Ter Stegen, Barcelona po punon për rinovimin

Chelsea vazhdon punën për të siguruar portën për sezonin e ardhshëm, pasi performancat e Kepa Arrizabalagas nuk bindin aspak trajnerin Lampard, i cili u ka kërkuar drejtuesve të klubit një portier me eksperiencë, në mënyrë që t’i besojë katërkëndëshin e “bluve” të Londrës.

Objektivi për trajnerin Lampard është që të sjellë në “Stamford Bridge” një emër të madh si Marc-Andre ter Stegen, që aktualisht mbron interesat e Barcelonës.

Mediet angleze pretendojnë se gjermani nuk po kalon një situatë të mirë te katalanët, pas zërave për një konfrontim me Messin, dhe anglezët kërkojnë të përfitojnë për ta transferuar 27-vjeçarin në Londër sa më parë.

Gjithsesi, pavarësisht zërave që qarkullojnë, Ter Stegen duket i lumtur në Spanjë dhe presidenti Bartomeu nuk dëshiron ta largojë portierin, të cilit pritet t’i ofrojë rinovimin. Për të arritur te gjermani, Chelsea nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se të bëjë një superofertë për të bindur Barcelonën të pranojë shitjen e portierit.