15:02 / 09.03.2020
"Me Pacollin u pajtuam t’i bashkërendojmë veprimet për të mirën e vendit"
Presidenti i vendit Hashim Thaçi në pamundësi të pjesëmarrjes në takim për shkaqe teknike, ka zhvilluar një bisedë telefonike me liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin.
Thaçi ka thënë se me Pacollin janë pajtuar që t’i bashkërendojnë të gjitha veprimet për të mirën e qytetarëve të vendit dhe për interesat shtetërore.
Postimi i plotë:
Në pamundësi të pjesëmarrjes në takim për shkaqe teknike, sapo zhvillova një bisedë telefonike me liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin, me të cilin u pajtuam që t’i bashkërendojmë të gjitha veprimet për të mirën e qytetarëve të vendit tonë dhe për interesat tona shtetërore.
E falënderoj liderin e AKR-së për gatishmërinë e tij për të dhënë kontribut në çdo kohë për të mirën e Kosovës. HTH























