Kosova mbetet e paprekur nga koronavirusi
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për pesë raste të dyshimta në COVID-19.
Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostra për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2, të cilat kanë rezultuar negative.
Nga data 1.02.2020 deri me 9.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 3.685 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 475 udhëtarë, Merdare 1.579, Vërmicë 1.142, Jarinje 289, Dheu i Bardhë 74, Hani i Elezit 70, Kullë 25, Qafë Morinë 21 dhe Bërnjak 7, Qafë Prush 2 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.
Ndryshe, nga data 8.02.2020 deri më 9.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 62 mostra të dys himta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019- 9 mars 2020, janë raportuar 109.695 raste dhe gjithsej 3.811 raste të vdekjes, derisa në BE dhe Britani të Madhe janë raportuar 11.577 raste me COVID-19 dhe 396 raste të vdekjes Itali (366), Francë (19), Spanjë (5), Mbretëri e Bashkuar (3) dhe Holandë (2).























