20:27 / 09.03.2020
Haxhiu jep sqarim për shfrytëzimin e veturës zyrtare për arsye private
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas publikimit të lajmit se ajo dërgon fëmijët në çerdhe me veturë zyrtare, e ka pranuar se ka bërë një veprim të tillë pasi që ka qenë e detyruar nga rrethanat.
Sqarim për opinionin publik
Disa portale paskan publikuar fotografinë time, duke marrë fëmiun nga çerdhja. Për gjithë ata që shkruajnë, duhet bërë e qartë se përveç se jam Ministre, jam edhe nënë. Në kohën kur ende kisha punë në Ministri dhe s'mund ta lija djalin në çerdhe, meqenëse as bashkëshorti s'ishte këtu, isha e detyruar ta merrja dhe sërish të kthehesha në punë, bashkë me të!
Kaq në lidhje me këtë lajm.























