23:04 / 09.03.2020
Këmbësori vdes pasi goditet nga kamioni në Llozicë
Një person i moshës 39 vjeçare ka ndërruar jetë, pasi që i njëjti është goditur nga një kamion në Llozicë të Malishevës.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Nysret Xhurkaj, transmeton Express.
“Sot rreth orës 19:30, ka vdekur një person. Nga konstatimi i mjekut ka dal që goditja ishte fatale, kurse personi i vdekur ishte i moshës 39 vjeqare. I dyshuari është arrestuar dhe gjendet në stacionin e policisë”























