KIPRED-i publikon analizën për zbatimin e MSA-së 2019-2023
BKT
Lajme

KIPRED-i publikon analizën për zbatimin e MSA-së 2019-2023

Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) ka përanditur analizën gjinore të Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes mbi Stabilizim Associimin të Kosovës me Bashkimin Evropian 2019-2023.

Kjo analizë është zhvilluar si pjesë e projektit “Ngritja e llogaridhënies dhe kapaciteteve të institucioneve te Kosovës lidhur me zbatimin e aspektit gjinor të MSA-së” dhe është vazhdimësi e analizës së parë. Projekti mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë përmes “Programit të shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovës të menaxhuar Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim.

Raporti i titulluar “Mësimet e fituara dhe planifikimi për të ardhmen: Analiza gjinore e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes mbi Stabilizim Asociimin2019-2023” do të publikohet me datën 10 Mars 2020, në ora 10:00 në zyrat e KCSF.

Lansimi i raportit synon të mbledhë akterët kryesorë mbi barazinë gjinore dhe integrimet evropiane në Kosovë për të diskutuar bashkërisht lidhur me gjetjet dhe rekomandimet kryesore të publikimit. 

 Në ngjarje janë të ftuar zyrtarët për integrime evropiane dhe zyrtarët për barazi gjinore nga institucionet e nivelit qendror në Kosovë, përfaqësues tjerë relevant institucional dhe nga shoqëria civile. Media gjithashtu është e ftuar të marre pjesë në pjesën e hapjes së eventit lansue


MË SHUME NGA Lajme