05:59 / 10.03.2020
Kurti sot takon këshilltarët e kancelares Merkel dhe presidentit Macron
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të ketë një takim të me këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.
Zyra për Informim e Kryeministrit ka njoftuar se në orën 09:00 pret në takim një delegacion franko-gjerman, i përbërë nga Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne – këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.























