VIDEO-Bursa e KAEF-it mundësi e mirë për studentët kosovarë
BKT
Lajme

VIDEO-Bursa e KAEF-it mundësi e mirë për studentët kosovarë

RTKlive

Fondi Kosovaro Amerikan i Edukimit (KAEF) deri më tani ka ndarë shumë bursa për studentët kosovarë – për të studiuar në SHBA.

Dale Pfeiffer  themelues i KAEF-it, tha se është i kënaqur që po viziton Kosovën. “Unë kam shumë miq në Kosovë, kam ardhur në Kosovë në qershor të vitit 1999. Ka qenë shumë kohë e vështirë, kur serbët po iknin në Kosovë, komuniteti ndërkombëtar ka ndihmuar Kosovë, por kosovarët kanë ndihmuar më shumë vetveten”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kurse Jeta Zagragja udhëheqëse e Bordit të KAEF-it, tha se ky fond është themeluar nga viti 2004. “Ky fond është themeluar me rastin e shitjes se Bankës Amerikane, fondi ka qenë prej 7.8 milionë dhe ky fond ka arritur në 15 milionë”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas saj deri më tani kanë shkuar 106 persona për të studiuar në SHBA. “Shumica që kanë studiuar nw SHBA janë kthyer në Kosovë dhe janë në pozita kyçe në Kosovë”, tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme