Kosovarët nuk mund të bashkohet tani për tani me Shqipërinë
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) sot mban tryezën “Shqipëri – Kosovë: dekonstruktimi i mitit të Shqipërisë së Madhe”.
Njëri nga panalistët Lulzim Peci drejtor ekzekutiv i KIPRED-it, tha sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), se nga hulumtimi i viteve më parë kanë dal se shumica e respodentëve si në Kosovë e Shqipëri, mendojnë se duanë të bashkohen.
“Kosova ka pengesë kushtetuese mu bashku me ndonjë shtet tjetër, kemi pengesë edhe nëse bëjmë referendum”, tha ai.
Ndryshe KFOS dhe OSFA në dhjetor të vitit 2018 kanë përfunduar një hulumtim të gjerë në Kosovë dhe Shqipëri për të matur ndërveprimin dhe qëndrimet e qytetarëve të të dyja vendeve për një sërë çështjesh si: niveli i bashkëpunimit, distanca sociale, imazhet për fqinjët, integrimit evropian, bashkëpunimin rajonal, perceptimet dhe steriotipet ndaj njëri-tjetrit, qëndrimet ndaj bashkëpunimit zyrtar të të dyja vendeve dhe qëndrimet ndaj bashkimit kombëtar.
Ky studim pati dy qëllime kryesore: Së pari të evidentojë natyrën e ndërveprimit ndërmjet qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës dhe eksplorimin e mundësive për intesifikimin e këtij ndërveprimi. Së dyti të evidentojë bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet dy vendeve në sektorë specifikë dhe të identifikojë mundësitë për thellimin e këtij bashkëpunimi në këta sektorë. Studimi, poashtu ka për qëllim që t’i ndihmojë vendimmarrësit dhe politikëbërësit në hartimin e kursit më efektiv për politikën e jashtme, projektet e bashkëpunimit dhe marrëveshjet në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor, por edhe entitete të tjera.
Hulumtimi nuk ka qenë qëllimi përfundimtar i kësaj nisme të përbashkët të OSFA dhe KFOS, por është hapi i parë në serinë e disa aktiviteteve të cilat synojnë të analizojnë dhe nxisin debatin për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, si projekt i rëndësishëm në zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal. Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë dhe Shqipëri kanë bashkëpunuar për t’i hulumtuar më thellë temat në fushat si arsimi, marrëdhëniet diplomatike, bashkëpunimi strategjik, bashkëpunimi ekonomik dhe integrimi evropian me qëllim zbatimin e politikave të përbashkëta dhe nxitjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në këto fusha.























