Ministri Reka priti Drejtoreshën e Misionit të USAID në Kosovë, Lisa Magno
BKT
Lajme

Ministri Reka priti Drejtoreshën e Misionit të USAID në Kosovë, Lisa Magno

Ministri i Integrimit Evropian Blerim Reka priti në takim Drejtoreshën e Misionit të USAID në Kosovë Lisa Magno, me të cilën bisedoi për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe avancimin e koordinimit të donacioneve.

Në njoftimin e dërguar nga ministria bëhet e ditur se Ministri Reka shpalosi prioritetet e Qeverisë Kurti në fushat të cilat janë pjesë e reformave të menjëhershmenë funksion të avancimit të agjendëseuro-atlantike të Kosovës.

Gjithashtu u tha se Magno e njoftoi ministrin Reka për planet afatgjate të angazhimit të USAID në Kosovë dhe e njoftoi për strategjinë pesëvjeçare që është finalizuar, aprovimi i së cilës pritet të bëhet brenda disa muajve.

Ajo njëkohësisht, uroi Ministrin Reka për detyrën e re, dhe uroi formimin e Qeverisë Kurti, si shpresë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës, thuhet në komunikatë.


MË SHUME NGA Lajme