VIDEO-Thaçi: Roli i ShBA-së, i pazëvendësueshëm për Kosovën
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim një delegacion francezo-gjerman, këshilltarë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron.
Pas takimit ai në një konferencë për media tha se pa heqjen e vizave nuk do të ketë lëvizje në dialogun, sa i përket punëve që bëhen me Bashkimin Evropian në relacion me Serbinë. "Unë sapo përfundova një takim me të dërguarit e kancelares Merkel dhe të Makron që diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe fokusin evropian për të ardhmen e Kosovës. Për fat të keq edhe sot nuk u dëgjua asgjë për liberalizimin e vizave për Kosovë madje as si temë dhe kjo është zhgënjyer për qytetarët e vendit dhe ky mos unitet i Bashkimit Evropian dhe ndëshkues për Kosovën është i padrejtë dhe gabim strategjik që po bënë BE-ja karshi Kosovës. Është refuzim nga BE duke mos e vënia fare në rëndin e ditës dhe BE-ja duhet të thotë hapur se pse nuk e merr vendimin për liberalizimin e vizave”, tha ai. Sipas tij në takim nuk u dëgjua asgjë për liberalizimin e vizave. "Është e padrejtë dhe gabim strategjik kjo që po e bënë BE-ja karshi Kosovës", tha ai, raporton RTKlive.
Ai ka folur edhe për kyçjen e ShBA-së në dialog. “Roli i ShBA-së, i pazëvendësueshëm për Kosovën. Raporti me SHBA-në është i përjetshëm”, tha ai.























