Agon Hamza emërohet këshilltar i Albin Kurtit
BKT
Lajme

Agon Hamza emërohet këshilltar i Albin Kurtit

Kryeministri Albin Kurti, ka emëruar Agon Hamzën, këshilltar politik të tij.

Me këtë rast, Kurti i ka uruar punë të mbarë Hamzës në detyrën e re.

Agon Hamza ka përfunduar studimet e doktoratës në Filozofi, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Lubjanë, Slloveni. Është autor i disa librave dhe eseve e artikujve filozofik dhe mendimit politik.


MË SHUME NGA Lajme