Vetëvendosje i reagon senatorit amerikan: Ju jeni keqinformuar
BKT
Lajme

Vetëvendosje i reagon senatorit amerikan: Ju jeni keqinformuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, i ka reaguar senatorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës David Perdue, cili tha se nëse Kosova nuk e heq taksën atëherë SHBA-të duhet ta shqyrtojnë praninë e trupave të tyre në Kosovë.

Basha me këtë rast tha se ky është një keqinformim nga ana e senatorit.

“Jo zotëri, ju keni qenë të keqinformuar! Serbia ka vendosur tarifa edhe për Kosovën, kështu që tarifat duhet të hidhen nga të dyja palët.Kosova është gjithmonë e përkushtuar për paqe. Serbia ishte dhe mbetet i vetmi mik i Rusisë dhe agresori i vetëm në Ballkan”, thuhet në reagimin e deputetit të Vetëvendosjes", tha Basha.


MË SHUME NGA Lajme