Pas Grenell edhe O’Brien e shpërndan paralajmërimin e senatorit amerikan
Dy njerëzit kryesor dhe të afërt të Trump, Richard Grenell dhe Robert O’Brien kanë shpërndarë qëndrimin e senatorit amerikan i cili propozon rishqyrtim të pranisë ushtarake në Kosovë në rast se nuk hiqet taksa ndaj Serbisë.
Mbrëmë senatori amerikan, David Perdue, ka thënë se SHBA-a duhet të rishqyrtojë praninë ushtarake në Kosovë në rast se nuk hiqet taksa dhe nëse Kosova nuk tregon përkushtim të plot për paqe me Serbinë.
“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin historik në horizont, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe t’i shfuqizojë të gjitha taksat doganore që i ka vendosur ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar ndaj paqes, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje.”, ka shkruar Perdue.
Këtë qëndrim të Perdue fillimisht e ka shpërndarë emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e më pas i njëjti qëndrim i senatorit amerikanë është shpërndarë edhe nga Këshilltari i Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien përkatësisht National Security Coucnil.























