RTK kursen miliona euro për shpërndarje të programit jashtë vendit
BKT
Lajme

RTK kursen miliona euro për shpërndarje të programit jashtë vendit

Sqarim për publikun:

Në vazhdën e një fushate të ulët dhe tendencioze kundër RTK-së mbrëmë është publikuar edhe një letër konfirmimi e dedikuar për autoritetet që merren me mbikëqyrjen e të drejtave audiovizuale. Fjala është për të drejtat e shpërndarjes së programit të RTK-së jashtë vendit. Për ta sqaruar këtë situatë duhet ta sqarojmë historinë e shpërndarjes së programit të RTK-së jasht vendit:

Deri në vitin 2016, RTK ka paguar çdo vit nga 150-160 mijë euro kompanisë EUTELSAT për ta shpërndarë programin e saj jasht Kosove. Dhe për vite të tëra RTK ka paguar me miliona euro kësaj kompanie. Duke parë situatën e rëndë financiare RTK pat hulumtuar mënyra tjera ku do ta evitonte pagesën për ta shpërndarë programin e saj jasht Kosove. Dhe pas diskutimeve me disa kompani shqiptare që i kanë mundësitë për ta bërë një gjë të tillë, oferta e Kompanisë Digjitalb ishte më e mira - RTK nuk do te paguante më asnjë cent për ta bërë shpërndarjen e saj jasht Kosovës dhe në kompenzim të kësaj Digjitalb do ta kishte të drejtën ekskluzive. 

Edhe pse digjitalb nuk e kishte nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, kjo kompani për tre vjet e ka pasur ekskluzivitetin. Vetëm gjatë kësaj periudhe RTK i ka kursyer rreth 500 mijë euro. Meqenëse kaluan tre vjet sa edhe parashihej në kontratë, atëherë RTK filloi prap hulumtimet për ndonjë kompani e cila mund t’i kryente këto shërbime pa pagesë për tre vjetorin e ardhshëm. Dhe po me të njëjtat kushte u ofruan kompania Tring/ArtMotion. 

Pra RTK nuk paguan asnjë cent për këto shërbime të cilat deri me 2016 i kanë kushtuar RTK-së me miliona euro. 
RTK ka marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruar me Artmotion/Tring deri në mars të vitit 2022. Ndërsa ajo letër që po qarkullon për arsye tashmë të njohura (fushatë kundër RTK), është bërë si njoftim për autoritetet për të drejtat audiovizuale për të konfirmuar nëse ArtMotion/Tring kanë marrëveshje bashkëpunimi me RTK-në për shpërndarjen e programit të saj jasht vendit. 
Konfirmim të njëjtë ka kërkuar edhe kompania EUTELSAT pasi që në po të njëjtën platforme satelitore është edhe Tring/Artmotion. 

Pra e sqarojmë publikun se çdo gjë është e bazuar në ligjin e RTK-së. Në pamundësi të paguajmë çdo vit nga 150-160 mijë euro për kompaninë EUTELSAT, patëm vendosur që mos ta paguajmë asnjë cent për shpërndarjen e programit të RTK-së jasht vendit, ndërsa të jemi prezent me programin tonë çdo kund në botë. Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka të bëjë vetëm për territorin jashtë Kosovës. 
Kjo është e vërteta dhe krejt tjerat janë pjesë e një fushate për qëllime që për RTK-në janë të njohura.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Menaxhmenti i RTK-së


MË SHUME NGA Lajme