Koronavirusi, takohen Vitia dhe Minxhozi
BKT
Lajme

Koronavirusi, takohen Vitia dhe Minxhozi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

 Sipas njoftimit, në këtë takim, Ministri Vitia dhe Ambasadori Minxhozi biseduan për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë dhe për koordinimin e aktiviteteve për një përgjigje sa më efektive ndaj situatës epidemiologjike me Koronavirus Covid-19.

Në këtë takim, Ministri Vitia ka shprehur përkushtimin e tij dhe të Ministrisë së Shëndetësisë që qytetarëve të zonave veriore të Shqipërisë t’u mundësohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore të Kosovës, në komunat Gjakovë e Prizren.

“Kjo është pjesë e një bashkëpunimi midis dy shteteve në shëndetësi, por edhe obligim vllezëror për të ndihmuar njëri-tjetrin”, tha Ministri Vitia.

Ambasadori Minxhozi nga ana e tij ka falënderuar Ministrin Vitia dhe MSh-në për gatishmërinë për të kontribuar në fuqizimin e bashkëpunimit në interes të qytetarëve të dy shteteve.


MË SHUME NGA Lajme