16:44 / 10.03.2020
Nis mbledhja e PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës po mbanë mbledhje urgjente të Kryesisë për zhvillimet e fundit politike në vend.
Në këtë mbledhje të Kryesisë së PDK-së do të vendoset për thirrjen e Kuvendit në seancë të jashtëzakonshme dhe për këtë tashmë PDK ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve.
Pas mbledhjes, pritet që Kryesia e PDK-së do të ketë konferencë për media.























