Sllovenet fitojnë bindshëm në "Fadil Vokrri"
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbjen e dytë brenda pak ditësh. Pasi të premten u mposhtën nga Rusia në Wiesbaden, vashat tona humbën edhe në ndeshjen ndaj Sllovenisë me rezultat 3:0, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dy gola për kombëtaren mysafire u shënuan në pjesën e parë nga lojtaret Begic dhe Predanic. Në pjesën e dytë vashat e udhëhequra nga Afërdita Fazlija u përpoqën shumë të barazonin rezultatin, mirëpo edhe pas disa rasteve për shënim nuk e arritën një gjë të tillë. Ndërkohë, në minutat shtesë Kosova pësoi edhe golin e tretë kur shënoi Agrez. Pas kësaj humbjeje Kosova mbetet në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Sllovenia me këtë fitore ka gjithsej 9 pikë. Edhe ndeshjen e parë të zhvilluar në Slloveni e kishin fituar vashat sllovene, madje me rezultat më të thellë 5:0.























