Kastrati: Qasja e Kurtit po konfronton Kosovën me SHBA-në
BKT
Lajme

Kastrati: Qasja e Kurtit po konfronton Kosovën me SHBA-në

Analisti politik Ardian Kastrati konsideron se Kosova tashmë, si pasojë e qasjes së kryeministrit Albin Kurti, është futur në një fazë ku po konfrontohet SHBA-në. Sipas tij kësaj i duartrokasin vetëm mendjebyllurit.

Duke folur në RTK, ai ka thënë se kjo e cila po ndodhë është në kuadër të “kurtizimit”, ku paraprakisht kanë ndodhur kundërshtimi i Rambujesë dhe kundërshtimi i Ahtisarit.  

“Kurti s’po bën asgjë të re. Ai po përsëritë qëndrimin e tij anti-Perëndim. Sepse ai është i mishëruar me konceptin leninist të vetëvendosjes së kombeve”, ka thënë ai.

Sipas tij, Rusisë i konvenon kaosi në rajon dhe jo SHBA-së.


MË SHUME NGA Lajme