Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqiten Kaltrina Ibrahimi dhe Flakron Zhitija, organizatorë, të cilët do të flasin për koncertin që i bashkon shqiptarët, që do të mbahet nesër.

Ndërsa për përvjetorin e demonstratave të vitit 1981, do të njoftojë më detajisht Bahrie Besimi, ish-pjesëmarrëse, avokate.

Po në një lidhje të drejtpërdrejtë por nga galeria "Da Vinçi” do të flasë Genti Tavanxhiu, artist, i cili na njofton për hapjen e ekspozitës “Ëndrrat e Mesdheut”.

Kurse për "Cirku fluturues” nga nesër në kinematë e Kosovës do të na njoftojnë Fatos Berisha, regjisor dhe Armend Smajli, aktor.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme