VIDEO-Demonstrata studentore e 81’ fillim i rrënimit të Ish Jugosllavisë
BKT
Lajme

VIDEO-Demonstrata studentore e 81’ fillim i rrënimit të Ish Jugosllavisë

RTKlive

Sot bëhen 39 vite nga organizimi i demonstratës studentore, e cila është protesta e parë që u shtyp me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave.

Bahrie Besimi, ish-pjesëmarrëse, tani avokate, tha se në atë kohë studentët kanë qenë të gatshëm për çdo sakrificë.

“Kemi qenë shumë besnik ndaj njëri tjetrit, si studentë. Kurrë nuk mund të harrojmë atë moment si kemi reaguar dhe vepruar”, tha aj sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Me datën 4 mars të vitit 1981 studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981.

Si pasojë e demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur.

Por përsëri, organet shtetërore ndërhyjnë me tërë brutalitetin e tyre gjatë tubimeve, dhe ish-armata jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës, duke u vendos në tërë territorin u vendos gjendja e jashtëzakonshme, e më vonë edhe shtetrrethimi.

Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit të vitit 1981, shënuan fillimin e kthesës vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia.


MË SHUME NGA Lajme