Taksa duhet të hiqet, mos të dëmtohen marrëdhëniet me ShBA-në
Analisti politik Rraman Paçarizi, vlerësoi se tarifa duhet të hiqet sipas kërkesës amerikane.
“Kryeministri i Kosovës duhet të heq taksën, reciprocitetin më shumë po e shoh si marketing politik. Të gjitha partitë janë për heqje të taksës, me përjashtim të një partie politike. Amerika është partner strategjik i Kosovës dhe për këtë ka dëshmuar”, tha ai për RTK.
Sipas tij kryeministri Kurti nuk ka nevojë të pres vendime publike. “Unë nuk mendoj se po shkojnë në teh të humnerës. Secili vendim që mund të merret vendim në një presion nuk do të jetë i mirë, siç ka qene edhe vendimi për vendosjen e taksës”, tha ai.
Analisti politik Rraman Paçarizi, tha se në Kosovë nuk ka ftohje të marrëdhënieve me Amerikën. “Këto raporte janë krijuar me mund të madh, brezi im mban mend si janë ndërtuar këto raport, madje edhe me gjak”, deklaroi ai.
Amerika është partner besnik i vendit tonë. “Kosova është krijesa e Amerikës, natyrisht se punë të mirë kanë bërë edhe shtetet e tjera të Evropës. Ideja e lirisë së Kosovës është e mbështetur në Amerikë, vështirë se do të kishte ide për luftë të armatosur pa Amerikën”, tha ai.























