Rritet rreziku nga koronavirusi, Kosova nuk ka infektologë të mjaftueshëm
BKT
Lajme

Rritet rreziku nga koronavirusi, Kosova nuk ka infektologë të mjaftueshëm

Konfirmimi i rasteve të prekura me koronavirus në vendet e rajonit, tregon se edhe vendi ynë është i rrezikuar. Ndonëse rreziku është rritur, Kosova ka numër të vogël të mjekëve infektologë. Kurse sa i përket masave të tjera, pajisjes me maska, dorëza, respiratorë janë bërë të gjitha përgatitjet

Kështu u ka thënë drejtori i Shërbimit Splitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu anëtareve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës.

Anëtarët e këtij Komisioni, vizituan të mërkurën ShSKUK-në për të parë nga afër masat që janë marrë për parandalimin e koronaviursit.

Sejdiu i ka njoftuar deputetët se masa të njëjta janë marrë edhe në Spitalet Regjionale.


MË SHUME NGA Lajme