Hysa bënë bashkë bashkësinë fetare dhe partitë shqiptare në Mal të Zi
BKT
Lajme

Hysa bënë bashkë bashkësinë fetare dhe partitë shqiptare në Mal të Zi

Derisa në Mal të Zi është duke vluar debati për Ligjin e ri për liritë fetare, ku kisha ortodokse serbe është duke e kundërshtuar përmes protestave, ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa ka mbledhur klerikët fetar shqiptar.

Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa ka pritur sot në takim Arqipeshkvinë  e Tivarit, Rrok Gjonlleshaj dhe kryeimamin e Tivarit, Muedin Milaimi. 

Ambasadori Hysa ka theksuar se takimi është një vazhdimësi e bisedimeve me komunitetin fetar shqiptar në Mal të Zi, i cili si në çdo treve shqiptare është i përbashkuar rreth vlerave kombëtare.

“Bashkëjetesa dhe harmonia fetare është në traditën tonë kombëtare. Kjo e bën popullin tonë të veçantë dhe këto vlera duhet t’i ruajmë dhe promovojmë”, ka thënë Hysa, pas takimit.

Nga ana tjetër, arqipeshkvi i Tivarit, Rrok Gjonlleshaj ka theksuar se “Jemi në shtëpinë tonë dhe jemi vëllezër të një gjaku”.

Edhe kryeimami i Tivarit, Muedin Milaimi ka thënë se bashkimi është virtyt i shqiptarëve. Gjatë ditës, ambasadori Hysa ka mbledhur edhe përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare në Mal të Zi në një drekë pune.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Arsimit, kryetari i komunës së Tuzit dhe klerikët fetarë shqiptarë.

Në Mal të Zi është një debat i madh për ligjin e ri për lirinë fetare ne Mal të Zi, ku Kisha Ortodokse serbe refuzon ligjin, përmes protestave të dhunshme. Këto protesta po ndihmohen edhe nga Serbia, e cila ka dalë hapur kundër këtij ligji.


MË SHUME NGA Lajme