James Rodriguez në Premier League?
BKT
Sport

James Rodriguez në Premier League?

Premier League mund të jetë destinacioni i ardhshëm i mesfushorit te Real Madridit, James Rodriguez.

Sipas mediave britanike, Wolverhampton Wanderers janë të interesuar për yllin kolumbian.

Skuadra angleze synon t’i sjellë disa përforcime gjatë kësaj verë, dhe James është në krye të listës së Wolverhampton Wanderers.

Real Madrid kërkon 80 milionë euro për kolumbianin, por sic raportohet, agjenti i lojtarit Jorgen Mendes është duke punuar që të ul çmimin të cilin e kërkon klubi spanjoll.

James ka pasur pak minutazh të vogël në skuadrën e Zinedine Zidane, dhe duket se ardhmja e lojtarit do të jetë larg Madridit.

Ndryshe, James kërkohet edhe nga Atletico Madrid dhe Napoli.