​Nagavci: Pse gjithë ky siklet për heqjen e taksës pa e vendosur reciprocit
BKT
Lajme

​Nagavci: Pse gjithë ky siklet për heqjen e taksës pa e vendosur reciprocit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje tha se deputetët duhet ta mbështesnin qeverinë lidhur me planin për heqjen e taksës kur Serbia të ndalë fushatën për çnjohje të Kosovës.

“Sot do të duhej të debatonim për mbështetjen e plotë që do të duhej t’i jepnim qeverisë lidhur me heqjen e tarifës kur Serbia të ndalë fushatën për çnjohje të Kosovës. Kjo do të ishte mbështetje për Republikën e Kosovës”, tha Nagavci.

Ajo tha se partitë opozitare që e kanë kërkuar këtë seancë kanë qëndrime të kundërta lidhur me taksën.

“Askush s’po pyet pse gjithë ky siklet për taksën pa reciprocitet. Kujt po i prishen planet e kujt pazaret, kush për çka po ngutet”, tha Nagavci.

Ajo në fund te debatit ftoi deputetët të votojnë rezolutën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje në fillim të seancës./


MË SHUME NGA Lajme