21:54 / 11.03.2020
Hoti: Me vendimin e Qeverisë evituam rrezikun për 500 mijë persona
Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, ka përshëndetur masat e ndërmarra sot nga Qeveria për shkak të koronavirusit.
Sipas Hotit nuk ka nevojë për panik pasi nuk ka asnjë rast të identifikuar në Kosovë, por masat e kujdesit duhet zbatuar, njofton Klan Kosova.
Postimi i plotë:
Sot Qeveria i mori masat e nevojshme shtese parandaluese lidhur me COVID-19, perfshire mbylljen e shkollave. Me kete vendim evitojme rrezikun per 500 mije persona (femije, nxenes e studente) qe te ekspozohen ndaj rrezikut te marrjes dhe shperndarjes se virusit.
Nuk ka nevoje per panik pasi nuk ka asnje rast te identidikuar, por masat e kujdesit duhet zbatuar strikt.























