22:01 / 11.03.2020
Molliqaj: Dallimin më të madh me Kurtin e kisha për SHBA-në
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka treguar se dallimin më të madh me kryeministrin Albin Kurti e kishte për SHBA-në.
Ai duke folur te "T7" ka paralajmëruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të shkarkohet shpejt nga posti i tij.
Molliqaj ka thënë se nuk beson se do të zbatohet paralajmërimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqjen e trupave ushtarake nga Kosova, për shkak të mosheqjes së plotë dhe pa kushte të taksës ndaj Serbisë.
Ai ka thënë se tërheqja e ushtarëve amerikanë nga Kosova nuk do të ndodhë, për shkak se Kurti do të largohet nga udhëheqja e qeverisë së vendit.
“Kurti do të shkarkohet, e them me bindje të thellë”, është shprehur Molliqaj.























