Konjufca: Opozita e kaluar 10 herë ka pasur rastin të thërrasë këso seance
BKT
Lajme

Konjufca: Opozita e kaluar 10 herë ka pasur rastin të thërrasë këso seance

Ministri i Jashtëm dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka theksuar se opozita e mandatit të kaluar ka mundur që së paku nja dhjetë herë më thirr seancë si kjo e sotmja e thirr nga opozita e tanishme.

Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës tha se këso seance çfarë ka thirrur opozita e sotme, opozita e kaluar ka mundur me thirr seancë kur qëndrimi zyrtarë i SHBA-së për PDK në vitin 2017 ka qenë “thikë pas shpine”.

Ai po ashtu tha se qëndrimi zyrtar i Mbretërisë së Bashkuar për atë veprim të PDK-së ka qenë “Kosova është në fazën më të rrezikshme prej vitit 1998 në raport me bashkësinë ndërkombëtare”.

“Ky vend është shkëput prej një Qeverisë të cilës SHBA-të ia kanë refuzuar vizën edhe kryeministrit, a e dini çka i bjen kjo, i bjen më keq se mos me të prit është. D.m.th . opozita e kaluar nja 20 ka pasur rastin me thirr këso seance, por nuk e kemi thirr asnjë seancë më titull jo, veç për një arsye, nuk duam me fituar me goditje të ulëta, ne me këso goditje ne nuk jemi marrë. Në momentin kur SHBA ka thënë për ‘PDK-në thikë pas shpine’, ne të nesërmen si VV kemi mundur me thirr një seancë dhe me thënë ‘thikë pas shpine PDK ndaj SHBA-së’, e hajde me mbajt seancë se kjo është një situatë dramatike. Nuk bëjmë ne kështu”, tha ai dhe shtoi se qytetarët e Kosovës janë aq të mençur sa mos me ble këso kopalla si këto të sotmet.


MË SHUME NGA Lajme