Mungesa e kuorumit, nuk votohet rezoluta e LVV-LDK
BKT
Lajme

Mungesa e kuorumit, nuk votohet rezoluta e LVV-LDK

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të votojë draftrezolutën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, lidhur me debatin që është zhvilluar për raportet Kosovë-SHBA. Kjo pasi që deputetët e opozitës e kanë lëshuar sallën.

Draftrezoluta e propozuar nga këto dy parti përbëhet prej tri pikave, të cilat janë :

1. Republika e Kosovës është e përkushtuar për bisedime politike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë që do të rezultojnë me njohje reciproke.

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme. Askush, nuk ka të drejtë të bisedojë, dialogojë apo negociojë për sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin u nitar të Republikës së Kosovës.

3. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nr. K043/19, të datës 27 qershor 2019, është Qeveria e Republikës së Kosovës që ka mandatin të udhëheqë bisedimet dhe/ose dialogun me Serbinë si dhe të bëjë përgatitjet për negociata e të negociojë lidhur me një marrëveshje të mundshme përfundimtare e cila do të rezultojë me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, brenda vijave të patejkalueshme të rendit kushtetues të Republikës sonë.

Seanca që ka filluar në orën 15:30, e që ka zgjatur deri pas mesnatës, deputetët e opozitës kanë akuzuar qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti se po prish raportet me aleatin kryesor të Kosovës, SHBA-në.

Ndërkaq, vet kryeministri Albin Kurti, se është i bindur se ka një marrëveshje për dialogun Kosovë-Serbi.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga deputetët e opozit ës, të iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës. 


MË SHUME NGA Lajme