12:25 / 12.03.2020
Për shkak të Coronavirusit, pezullohen zgjedhjet në UP
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka pezulluar zgjedhjet, në kuadër të masave për parandalimin e Coronavirusit. Ky vendim është marrë nga Këshilli Drejtues i këtij universiteti.
“Të dashur studentë, personel akademikë dhe jo akademikë. Në përputhje me mandatin dhe përgjegjësitë ligjore, Këshilli Drejtues i UP-së me datë 12.03.2020, ka marrë vendim për pezullimin e zgjedhjeve në Universitetin e Prishtinës, deri në një njoftim të radhës së KD-së.”, ka njoftuar kryesuesi i Këshillit Drejtues, Ujkan Bajra.























