Shtatë përdorime të çuditshme të deodorantit
Përveçqë iu mban të freskët dhe shmang aromën e keqe, deodoranti bën edhe shumë ‘çudira’ të tjera, që do t’ju ndihmojnë në rutinën tuaj
1. Për flluskat në këmbë
Me shumë gjasë të gjithë e kemi përjetuar dhimbjen që shkaktohet në këmbë, kur mbathim këpucë të ngushta. Megjithatë, përdorimi i deodorantit mund t’ua lehtësojë dukshëm këtë dhimbje, nëse aplikohet përreth qeskës së krijuar në këmbë.
2. Kundërmimi i këmbëve
Me shumë gjasë nuk e keni ditur që trajtimi i shputave të këmbëve me deodorant gjatë natës iu ndihmon që këmbët tuaja të kundërmojnë më pak gjatë ditës.
3. Zhurma e menteshave
Nëse ju shqetëson zhurma që shkaktohet nga hapja dhe mbyllja e dyerve, vendosni pak deodorant në menteshat e dyerve dhe si rrjedhojë do të çliroheni nga kjo zhurmë bezdisëse.
4. Freskojeni dollapin!
Hiqjani kapakun deodorantit tuaj të preferuar dhe lëreni në skajin e dollapit, pas disa orësh dollapi juaj do të mbajë aromë mbresëlënëse.
5. Për një kozmetikë me ngjyrë mat
Nëse nuk jeni adhuruese e grimit me shkëlqim, thjesht merrni pak deodorant me gishtërinj dhe aplikojeni në pjesët e lëkurës, para se të vazhdoni me grimin. Si rezultat do të fitoni një grim me ngjyrë mat.
6. Zhdukni puçrrat!
Megjithëse dermatologët nuk pajtohen me këtë gjë, nëse keni ndonjë puçërr në lëkurë, që ju bezdis tej mase, thjesht vendoseni pak deodorant mbi të dhe puçrra do të largohet brenda një kohe shumë të shkurtër.
7. Qetëson pickimet e insekteve
Gjatë sezonit të verës, shumica e njerëzve kanë probleme me insekte, ndërsa, për ta eliminuar ndjenjën bezdisëse që shkaktohet nga pickimi i insekteve, trajtojeni atë pjesë të lëkurës me deodorant.























