17:16 / 12.03.2020
Kufizohen përkohësisht veprimtaritë gjyqësore ku përfshihet publiku
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, mbajti takim të jashtëzakonshëm me anëtarët e Këshillit për të diskutuar masat e gjyqësorit lidhur me koronavirus.
Pas shqyrtimit të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, Këshilli mori vendim që të kufizohen përkohësisht veprimtaritë gjyqësore ku përfshihet publiku, në të gjitha gjykatat e Kosovës, sipas vlerësimit të kryetarit të gjykatës dhe gjyqtarit të çështjes.
“Në objektet e gjykatave, duket të shmanget prania e publikut. Njëri prind që duhet të kujdeset për fëmijën e vet, mund të lirohet nga puna, sipas kërkesës së parashtruar tek mbikëqyrësi. Ky kufizim do të zgjasë deri më datë 27 mars 2020, përveç nëse vendoset ndryshe”, thuhet në komunikatë.























