Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Naim Teleku, psikolog, i cili do të na njoftojë se si ta menaxhojmë frikën dhe stresin nga koronavirusi.

Ndërkaq për paralajmërimin e hetimeve për ngritjen e çmimeve do të na njoftojë më hollësisht Valon Prestreshi, kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Sofja do të njoftohemi për rrezikun nga koronavirusi, ku do të flasë Skënder Syla, përfaqësues dhe shef  i misionit  të OBSH –së në Bullgari.

Po në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Luan Hoti, drejtor i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, i cili do të na njoftojë për transportin ndërurban gjatë masave kundër koronavirusit.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme