Kryeziu: LDK ta pranojë qëndrimin e Kryeministrit për taksën!
BKT
Lajme

Kryeziu: LDK ta pranojë qëndrimin e Kryeministrit për taksën!

Drejtori ekzekutiv i KDI, Ismet Kryeziu thotë se LDK-ja duhet të pranojë propozimin e Kurtit për heqje të pjesshme të taksës.

Kjo për faktin që, sipas tij, partia e Isa Mustafës, si pjesë e koalicionit qeverisës nuk ka mundur të ndikojë në qëndrimet e Kryeministrit Kurti.

Postimi i plotë i Kryeziut:


“LDK-ja si pjesë e koalicionit qeverisës, mbase s’ka mundur ta ndikojë qëndrimin e Kryeministrit për heqjen e taksës, si ka propozuar kjo parti. Atëherë, do të duhej që të pranojë propozimin e kryeministrit Kurti, edhe të mundesojë që sot ose nesër, qeveria të marrë vendimin e propozuar për 15 mars. 15 marsi e 1 prilli, janë dy javë edhe as në kohë e as në përmbajtje s’përbëjnë kurrfarë ndryshimi, nga propozimet për heqje të tërsishme të taksës”.


MË SHUME NGA Lajme