Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Genc Ymerhalili, specialist i Mjekësisë Familjare, i cili na njofton se si ta forcojmë imunitetin.

Neser ditë e shtunë do të mbahën zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës, për më shumë rreth këtyre zgjedhjeve do të flasë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Roma, do të jetë Andi Belegu, student, i cili na jep më shumë detaje rreth situatës së koronavirusit në Itali.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme