Gjendja në Viti, Kodoni tha se edhe një person ka shkuar për teste ne QKUK
BKT
Lajme

Gjendja në Viti, Kodoni tha se edhe një person ka shkuar për teste ne QKUK

Në Komunën e Vitisë janë duke u kryer shërbime vetëm për rastet emergjente, pas dyshimeve se një person, që mbrëmë është kontrolluar në këtë klinikë, mund të jetë i infektuar me virusin korona.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kodoni, ka deklaruar për RTK se janë në kontakt për këtë temë edhe me kryetarin e komunës.

“Ne kemi kontaktuar me kryetarin e Komunës, dhe jemi konsultuar që të gjithë punëtorët që kanë qenë në dhomën ku ka qenë pacienti të mos japin shërbime. Shërbimet e rregullta janë dhënë në objektin tjetër”, shton ajo.

Tutje, thotë se jozyrtarisht kanë marrë informacione se në QKUK mund të jetë duke pritur për analiza edhe një person tjetër.


MË SHUME NGA Lajme