Kryetari i Vitisë u kërkon ndihmë institucioneve për mobilizim
BKT
Lajme

Kryetari i Vitisë u kërkon ndihmë institucioneve për mobilizim

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pas rastit të konfirmuar me koronavirus në këtë qytet u ka bërë thirrje institucioneve që t’u ofrojnë më shumë mjete për mbrojte nga prekja me këtë virus.

“I bëjë thirrje institucioneve qendrore që të na ofrojnë mjete pasi deri tani ka munguar bashkëpunimi. Nuk kemi mjete as për zyrtarët komunal, as për policinë dhe as për stafin mjekësor, ato mjete të cilat i kemi pranuar janë shumë të vogla.”

“Na duhen maska, doreza,rroba adekuate dezinfektues për të karantinuar fshatin Stubëll dhe tërë qytetin”, ka thënë Haliti për klankosova.tv.


MË SHUME NGA Lajme