Chelsea synon t’ia ‘vjedh’ Unitedit Angel Gomes-in
BKT
Sport

Chelsea synon t’ia ‘vjedh’ Unitedit Angel Gomes-in

Chelsea është e interesuar për mesfushorin e Manchester United, Angel Gomes, raportojnë mediat angleze.

19-vjeçari në fund të këtij sezoni mbaron kontratën me ‘Djajtë e Kuq’, dhe duket se lojtari preferon aventure të re në futbollin evropian.

‘Blutë’ e Londrës thuhet se mezi po presin që lojtari ta mbyll kontratën me klubin nga ‘Old Traffordi’.

Londinezët tashmë janë duke përgatitur ofertën joshëse për Gomes, i cili thuhet se ka refuzuar kontratën e re me Manchester Unitedin.