22:03 / 13.03.2020
Diogo Jota në radarin e Arsenal
Arsenal është duke monitoruar situatën e Diogo Jota.
Ylli i Wolverhampton, Diogo Jota, është në mesin e emrave në listën e dëshirave të Arsenal, për merkaton e verës, bën të ditur ‘Dailymail’.
Jota, 23 vjeçar, ka shënuar 15 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Wolves.
Performancat e tij që kur erdhi nga Atletico Madrid në 2017 kanë qenë të mjaftueshme për të bindur Mikel Artetan për ta vendosur lojtarin në listën e ngushtë.
Atletico mund të fitojnë një përqindje nga transferimi i lojtarit, kështu që Wolves do të kenë një çmim më të lartë të caktuar për lojtarin, transmeton lajmi.net.
Kontrata aktuale e Jota me Wolves është valide dëri në vitin 2022.























