22:29 / 13.03.2020
Hoti pas rasteve me koronavirus: Këtë situatë do ta tejkalojmë së bashku
Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se masat e ndërmarra sot pas rasteve me koronavirus nga Qeveria janë në përputhje me situatën e krijuar.
“Qytetarët luten të kenë mirëkuptim dhe tu përmbahen atyre masave. Këtë situatë do ta tejkalojmë së bashku, duke ndjekur strikt rekomandimet e mantelbardhëve”.
“Në çdo gjë që bëni, mendoni paraprakisht mos po e rrezikoni dikë nga familja, miqtë por edhe të panjohurit që mund të jenë rreth jush. Kur bleni në market më shumë se që ju duhet, dijeni se mund të lini dikë keq. Zoti na ndihmoftë ta kalojmë sa me shpejte këtë situatë”, ka shkruar Hoti.























