12:56 / 14.03.2020
A është prekur Salah nga koronavirusi? Flet agjenti i tij
Koronavirusi tashmë ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës.
Kampionatet më të rëndësishme të futbollit, janë pezulluar ndërsa Italia është një ndër shtetet më të prekura nga kz virus.
Në Serie A, shumë lojtar kanë pësuar duke u infektuar nga ky virus, mirëpo njëjtë kanë pësuar edhe lojtarët e Premier Ligës.
Gjatë ditës së djeshme në Egjipt ka qarkulluar lajmi se edhe ylli i Liverpoolit Mohamed Salah është prekur nga ky virus, mirëpo gjatë ditës së sotme është vet agjenti i lojtarit që ka mohuar një gjë të tillë.
“Sa e turpshme, që diçka kaq e ndjeshme botohet me njohuri ose burime zero… vetëm për klimike. E tmerrshme”, ka shkruar agjenti i Salah në Twitter.























