13:11 / 14.03.2020
Felipe-n e kërkon gjiganti spanjoll
Barcelona është duke e monitoruar nga afër yllin e Lazios, Luiz Felipe, raporton Correire dello Sport.
Katalonasit e kanë vëzhguar nga afër lojtarin në pesë ndeshjet e fundit të ‘lacialëve’. 22 vjeçari ka bërë një sezon të madh, duke ndezur interesimin e ‘bluagranave’.
Ndryshe, krerët e Lazios po synojnë që të arrijnë marrëveshjen e re me Felipe, i cili përvec Barcelonës po monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane.























