14:32 / 14.03.2020
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje direkte nga Lucerni-Zvicer ( via skype) do të jetë Dr.Florim Cuculi, kardiolog i cili flet më shumë rreth situatës së koronavirusit në Zvicer.
Ndërsa për "Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit" do të flasë i ftuari Lamir Thaçi, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























