Osmani u kërkon deputetëve mos të shfrytëzojnë foltoren e Kuvendit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në fillim të seancës sw jashtëzakonshme, u ka sugjeruar deputetëve që të flasin nga vendet e tyre dhe mos të shfrytëzojnë foltoren e Kuvendit, si masë mbrojtëse nga koronavirusi.
Osmani ka thënë se është një gjendje jo e zakonshme dhe që salla nuk i siguron kushtet që deputetët të mund të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Osmani: Jemi në situatë të jashtëzakonshme
“Po e shihni edhe vet që është një situatë jo e zakonshme dhe për fat të keq kjo sallë nuk i siguron kushtet që ne të respektojmë rekomandimet e Institutit për shëndetësi Publike, i cili ndër të tjera kërkon që të jemi së paku një metër larg njëri tjetri, mos të prekën sipërfaqet e njëjtë. Por meqenëse duhet patjetër që të kalojë buxheti, ndër të tjera edhe që institucionet e tona shëndetësore t’i kenë mjetet e mjaftueshme për t’u përballë me këtë gjendje, po ashtu edhe komunat tona, ndoshta një sugjerim që të flisni secili nga vendi juaj, sepse foltorja tashmë u shfrytëzua nga një deputet, qeveria do ta ketë të domosdoshme ta shfrytëzojnë, por së paku ju të tjerët të jeni më pak të predispozuar ndaj një infektimi të mundshëm”, tha ajo.
Ajo tha se që salla është dezinfektuar në mëngjes por kjo nuk është e mjaftueshme.























