Rekomandohet pezullimi i zgjedhjeve në Podujevë
BKT
Lajme

Rekomandohet pezullimi i zgjedhjeve në Podujevë

Pas tri rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rekomanduar pezullimi i zgjedhjeve në Komunën e Podujevës. Kjo është bërë nëpërmjet një njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse rekomandon pezullimin e përkohshëm të zgjedhjeve në Podujevë”, thuhet në njoftimin që i ka shkuar Presidentit Hashim Thaçi.

Ndërkohë, vendimin përfundimtar pritet të marrë Shefi i Shtetit ndërsa dekretin do ta zbatoje KQZ’ja.

Zgjedhjet në Podujevë u planifikuan të mbahen të dielën pasi Kryetari i deritashëm u bë Ministër i Punëve të Brendshme.


MË SHUME NGA Lajme